Konvikti studentor apo deponi mbeturinash? Pamje të turpshme nga “Goce Dellçev” në Shkup!

Shkupi përballet me një tjetër dëshmi të mungesës së kulturës dhe përgjegjësisë qytetare.
Ballkonet e konviktit studentor “Goce Dellçev” janë mbushur me mbeturina të hedhura nga studentët, duke krijuar pamje të shëmtuara dhe shqetësuese.
Fotografitë kanë nxitur reagimin e Drejtorisë së Konvikteve Studentore, e cila u ka bërë thirrje studentëve të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe të kujdesen për higjienën.
Por, përtej kushteve të akomodimit dhe investimeve institucionale, kjo situatë ngre një pyetje të thjeshtë: Nëse studentët nuk dinë ta ruajnë pastërtinë në shtëpinë e tyre të përkohshme, çfarë kulture qytetare po ndërtojnë për të ardhmen?