Banorët e Kriva Pallankës kanë dalë në protestë për shkak të lopëve që enden lirshëm nëpër rrugët e qytetit, duke krijuar shqetësime për sigurinë dhe qarkullimin.
Protestuesit kërkojnë nga institucionet kompetente që sa më parë të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, i cili, sipas tyre, po u vështirëson përditshmërinë.
Prania e vazhdueshme e kafshëve në rrugë është kthyer në shqetësim për banorët, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe masa konkrete, e jo vetëm premtime.
“Mjaft më me lopët nëpër rrugë!” – Shpërthen revolta në Kriva Pallankë, banorët dalin në protesta!
Banorët e Kriva Pallankës dhe fshatrave përreth kanë dalë në protesta, duke kërkuar zgjidhje urgjente për rreth 1.000 krerë bagëti që enden të pakontrolluara nëpër qytet dhe zonat përreth.
Nën moton “Për siguri, mbrojtje të pronës dhe zbatim të ligjit”, protestuesit kërkojnë që institucionet kompetente të zbatojnë vendimin për konfiskimin e bagëtive dhe t’i japin fund këtij problemi shumëvjeçar.
Lopët, sipas banorëve, po shkatërrojnë të mbjellat, pemishtet dhe pronat private, ndërsa prania e tyre në rrugë rrezikon edhe sigurinë e trafikut.
Kryetari i komunës, Sashko Mitovski, ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, duke theksuar se banorëve u ka humbur durimi.
Protesta vjen pas vitesh ankesash dhe mosmarrëveshjesh institucionale, ndërsa qytetarët kërkojnë që përgjegjësit të mos ia kalojnë më njëri-tjetrit fajin, por të ofrojnë zgjidhje konkrete.



