Ka përfunduar votimi i personave të sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosur për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga 107 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për votim, të drejtën e votës e ushtruan 104.
Ndërkaq, nga nëntë persona që vuajnë dënimin me burg në institucionet ndëshkimore-përmirësuese në vend, votuan tetë.
Në total, votuan 112 persona.
KSHZ-ja njoftoi se procesi i votimit gjatë ditës u zhvillua pa probleme dhe se të gjithë votuesit patën mundësinë ta ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre të votës.





