Benzema udhëton drejt Arabisë Saudite javën e ardhshme

Karim Benzema do vazhdojë karrierën e tij në ligën saudite.
Real Madridi sot njoftoi që kanë ndarë rrugët me yllin francez, Benzema, përcjellë lajmi.net.

‘Topi i Artë’ do largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ si një lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata në fund të këtij muaji.

Tashmë siç njofton gazetarit, Fabrizio Romano, Benzema do udhëtojë drejt Arabisë javën e ardhshme.

Çdo gjë shkon sipas planit njofton gazetari i mirënjohur italian dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Benzema largohet nga gjiganti spanjoll si një legjendë, duke fituar çdo trofe të mundshëm.

Ai madje është lojtari më i dekoruar me plot 25, aq sa ka edhe Marcelo.