Parma s’arrin promovimin në Serie A, Buffon ‘shpërthen’ në lot

Portieri veteran Gianluigi Buffon mbeti në lot pasi Parma u eliminua nga play-offi i Serie B nga Cagliari të shtunën vonë në mbrëmje.

Ish-portieri 45-vjeçar i Juventusit kishte ëndërruar të ndihmonte Parmën, klubin që i dha mundësinë e tij të parë në lojën profesionale, të kthehej në Serie A, pëcjellë lajmi.net.

Megjithatë, pavarësisht se kryesuan 2-0 në një fazë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të play-off-it, ata më pas u mposhtën 3-2, përpara se të luanin një barazim 0-0 të shtunën për të siguruar Cagliari vendin e tyre në finale.

Portieri më i mirë i të gjitha kohërave të Italisë nuk mundi t’i frenonte emocionet pasi ai dhe pjesa tjetër e skuadrës shkuan për të falënderuar tifozët e Parmës për mbështetjen e tyre pas bilbilit të fundit të shtunën mbrëma./Lajmi.net/