Fjolla Morina publikon një fotografi të vjetër të Anton Çettës, thotë se është realizuar në shtëpinë e saj

Fjolla Morina është bërë nostalgjike së fundmi dhe ka hapur arkivat me ndjekësit.

Artistja, e cila ndiqet nga mijëra njerëz në Instagram, ka publikuar së fundmi disa fotografi të vjetra.

Ajo ka kujtuar disa momente të veçanta, e madje i ka përshkruar dhe se kur kanë ndodhur.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një prej tyre, këngëtarja shqiptare ka sjell shkrimtarin e patriotin shqiptar, Anton Çettën, ku thekson se imazhi u realizua në shtëpinë e saj.

“Anton Çetta shumë vite më parë tek shtëpia jonë”, tha Morina.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, bukuroshja ka ndarë edhe disa fotografi të saj kur ishte më e re.

E njëjta kohëve të fundit ka qenë në vëmendje për postimet interesante e të çuditshme që ka hedhur nëpër rrjete sociale. /Telegrafi/