Messi pranë vendimit që të largohet nga PSG, shkak familja

Lionel Messi vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG.
Shtatë herë lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, është në listën e dëshirave të disa skuadrave të mëdha, përfshirë Barcelonës.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘El Nacional’, Messi është shumë afër vendimit për t’u larguar nga PSG, sapo kontrata e tij të skadojë, përcjell lajmi.net.

Arsyeja kyçe thuhet të jetë familja e tij.

Familja e Leo Messi nuk kanë arritur të përshtaten mirë në jetën në kryeqytetin e Francës.

Mbetet të shihet nëse zgjedhja e Messi dhe familjes së tij do të jetë kthimi në Barcelonë.