Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, këshilltari i Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, tha se prishja e planit të madh dhe aksionit fillon pikërisht me kontrollin që policët kanë bërë, ku dhe iu vrarë mbeti polici Afrim Bunjaku.
“Mendoj që pika qendrore e gjithë kësaj që ka ndodhur në 24 shkurt e deri më sot, nëse nxjerrim dhe bëjmë një konkluzion është pikërisht efikasiteti i policisë së Kosovës, i menaxhimit të gjithë situatës edhe anën policore por edhe në anën politike, që është jashtëzakonisht e rëndësishme. Flasim për një polici e përgatitur jashtëzakonisht mirë, dhe një polici e tillë në duar te një menaxhmenti të mirë, administrimi të mirë siç është ministri Xhelal Sveçla së bashku me shërbimet tjera të sigurisë, nëe Kosovë… ka bërë që ta ketë këtë lloj rezultati”, tha Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Qoku ka thënë se policia e Kosovës, deri në vitin 2021, pra deri kur vjen VV në pushtet dhe Albin Kurti kryeministër në veri të Kosovës, nuk ka patur asnjë stacion policie, ndërsa tani ka 7.
Maqedoni Bekim Qoku: Policia e Kosovës deri në ardhjen e VV-së dhe Albin...