Bedri Ajdari: Vëllezër e motra, ne si familjarë po përjetojmë dhimbje të madhe

Bedri Ajdari

Te nderuar vllezer dhe motra
Te nderuar miq
Te nderuar shqiptar
Po qendroj ktu para jush per te shprehur dhimbjen e madhe qe po e perjetojme ne si familjar te rastit te montuar “Monstra”, si dhe te gjitha rasteve te montuara tjera qe kane marre denime me burg te perjetshem dhe denime me standarde te dyfishta, rastet: Alfa, Almiri I vogel, Burhanedin Poroji, Brodeci, Ismail Aqemi, Harun Aliu, Kumanova, Naser Eshtrefi, Besir Bela dhe Skender Demiri si dhe shum raste tjera.
Por njekohesisht, po e shprehim edhe mirenjohjen dhe nderin qe Ju po qendroni ketu me ne dhe me perkrahjen tuaj po na beni krenar.
Prandaj, po qendroj para jush dhe para ketij institucioni i cili duhet te jete ne sherbim te gjith qytetareve pavarsisht perkatsive etnike, por ja qe per fat te keq, eshte ne dem vetem te shqiptareve.
Demin qe po e ben kjo qeveri, eshte e njejte sikur demi qe ishte edhe nga qeverite e mehershme, e ky dem po shfaqet nepermjet politizimit dhe partizimit te prokurorise dhe gjykates, si dhe perdorimit te tyre per qellime politike.
Ne ketu, nuk po kerkojme lemoshe, por po kerkojme drejtesi, drejtesi Europiane, e jo drejtesi politike. Drejtesi Europiane ku krimi nuk dallohet nga perkatesia etnike por nga vepra e bere, ndersa ne kete shtet, per veprat e bera, kerkohen shqiptar qe tu montohen ato.
Pikerisht keshtu ndodhi me Sopotin, me Alfen dhe ne fund me rastin “Monstra”, ku udheheqes politik kerkuan dhe gjeten shqiptar per t’ua mveshur rastin dhe perms deklaratave te dhunshme dhe me “deshmitar te koduar” t’i denojne pa pike faji.
Prandaj, sot nga ketu i drejtohemi Qeverise se vendit:
1. Urgjentisht te lirohen te gjith te arrestuarit nga protesta e kaluar, sepse edhe arrestimi dhe denimi i tyre ishte politik dhe me qellim te mbylljes se zerit protestues.
2. Te merren masa ndaj policeve qe provokuan protestat e fundit duke hedhur gure mbi protestuesit.
3. Therrasim Qeverine qe te themeloj komision qeveritar i cili do te merret me te gjitha lendet e montuara politike dhe te evidentohen te gjitha keto raste veq e veq.
4. Ky Komision t’i drejtohet Kuvendit qe nepermjet te krijimit te Korrnizes ligjore te mundesoj qe me ligj keto raste te rishqyrtohen veqmas dhe te merren parasysh te gjitha rrethanat.
5. I drejtohemi edhe faktorit nderkombetar (BE dhe SHBA) qe te ushtrojne trysni ndaj qeverise qe te krijohet nje trup i pamvarur Juridik (I perber edhe nga Prokuror nderkombetar) i cili trup do te merrej me te gjitha rastet e montuara politike, te cilat do te merrnin epilog Juridik qe drejtesia per keto raste te vij ne vendin e vet.

(Fjalim i mbajtur para Qeverisë)