Dude Balje vizitoi Shkupin, kërkon Maqedonia ta marë shembull Ligjin zgjedhor të Kosovës

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Dude Balje, sot ka realizuar vizitë në Shkup, ku është takuar me deputetin Zeqir Ramçiloviq. Duke pasur parasysh se të dy përfaqësojnë pakicat boshnjake, ata kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Siç raporton gazeta Lajm, Balje dhe Ramçiloviq kanë biseduar edhe për regjistrimin në Maqedoni. Deputetja Balje e ka prezantuar në takim Ligjin zgjedhor të Kosovës që siguron vende të garantuara deputetësh për pakicat, duke vlerësuar se do të ishte mirë që ky model të aplikohet edhe në Maqedoninë e Veriut.