BE do të monitorojë proceset gjyqësore për korrupsion në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian do të monitorojë të paktën 50 procese gjyqësore për korrupsion ose krim të organizuar në Maqedoninë e Veriut. Përgjegjës për monitorimin do të jenë përfaqësues të OSBE-së të cilët do t’ia paraqesin raportet Komisionit.

Se cilët procese gjyqësore do të monitorohej kjo do të varet se kush akuzohet, nëse ai është person publik, nëse ka pushtet, peshën e krimit, dëmin ekonomik dhe ndikimin në veprën penale tek qytetarët. Do të monitorohen edhe veprat penale për keqpërdorim të detyrës, ndërmjetësim gjatë prokurimeve, mashtrim dhe pastrim parash.

Gjithashtu do të monitorohen edhe rastet e korrupsionit në shëndetësi dhe arsim, si dhe gjykimet ndaj krimit financiar, trafikimit me njerëz, drogë ose armë. Ministria e Drejtësisë pret që Komisioni Evropian të japë rekomandime për qasje efektive në proceset gjyqësore ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.