Helikopteri i Bryant u rrëzua në kushte mjegulle, re të dendura dhe dukshmëri të ulët

Mjegulla, re të dendura dhe dukshmëria e ulët mund të kenë qenë shkaktarë të rrëzimit të helikopterit si pasojë e të cilit humbi jetën legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, sipas CNN.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli në Los Anxhelos, raporton Gazeta Express.

41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas.

Kushtet atmosferike të dielën në mëngjes nuk i plotësonin standardet minimale për fluturim dhe departamenti i policisë në Los Anxhelos i kishte ulur në tokë të gjithë helikopterët e tij, sipas CNN.

Pamje nga vendi i rrëzimit të helikopterit të Bryantit treguan se në zonë kishte mjegull./Gazeta Express/