Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Parkun e Qytetit në Shkup festoi 24-vjetorin e themelimit të paritë, përcjell TV21. Kreu i integristëve, Ali Ahmeti mbajti fjalim para të pranishmëve, ku përmendi sukseset e partisë. Ahmeti mes tjerash u bëri thirrje partive politike shqiptare që të bëjnë pakt, që në të ardhmen, fituesi i zgjedhjeve të përfaqësojë shqiptarët në qeveri.
“Ne filluam nga zeroja, me 1%, 2% të shqiptarë të përfaqësuar në institucione, arritëm të kalojmë 20%-22%, brenda dy dekadave, në një proces shumë të vështirë. Asnjëherë nuk u përkulëm, nuk devijuam nga përcaktimet që i vëmë vetes. E morëm me zero, e lamë me kryeministër, e morëm me zero, e lamë me kryetar Kuvendi, e morëm me zero, e lamë me qindra institucione”, tha mes tjerash Ahmeti.



