BDI-ja ndërtoi banesa për maqedonasit

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 Bashkimi Demokratik pëpr Integrim garoi me sloganin qendror “Bashkë ndërtojmë”. Qytetarët e dijnë më mirë sa dhe ku ndërtoi BDI-ja. Gjatë ditëve të kaluara të fushatës zgjedhore ditë për ditë po i dëgjojmë lëvdatat e kësaj partie për të ariturat e saja dhe ndërtimet e bëra.
Me këtë rast lexuesit po i përkujtojmë se në librin e Mahi Nesimit “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit” të botuar vitin e kaluar është dhënë një pasqyrë e asaj që shkruan në dokumentin e VMRO-DPMNE-së „OÇET” (llogaridhënie) që është publikuar në muajt e parë të vitin 2016.
“Qeveria e VMRO-DPMNE gjatë 10 vjetëve është angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja që e ka pasur në prioritetet e veta dhe e ka zhvilluar në vazhdimësi e me ekskluzivitet. Nga kjo politikë strategjike, siç thuhet në dokumentin e saj „OÇET” (llogaridhënie) është arritur që në Maqedoni të investojnë 50 kompani të jashtme të profileve të ndryshme. Prej tyre 12 kompani e kryejnë veprimtarinë në Zonat Tekniko-Industriale Zhvillimore numër 1 dhe 2 në Shkup. Ndërkaq 10 kompani në zonat industriale jashtë Shkupit. Nga këto, 3 kompani janë vendosur në Shtip, 2 në Prilep, 1 në Kërçovë, 1 në Strugë, 1 në Ohër-Strugë, 1 në Strumicë dhe 1 në Tetovë.
Jashtë zonave industriale ushtrojnë veprimtarinë e tyre 28 kompani të ndryshme të huaja. Lokacionet ku ushtrohet veprimtaria e tyre janë si më poshtë: 10 në Shkup, 4 në Manastir, 2 në Demir Hisar, 2 në Veles, 2 në Koçan, 2 në Gazi Babë, 1 në Kavadar, 1 në Vallandovë, 1 në Resnjë, 1 në Kriva Pallankë, 1 në Probishtip dhe një në komunën Ilinden të Shkupit. Njohësit e gjeografisë dhe shtrirjes së popullatës së Maqedonisë në aspektin kombëtar mendojmë se e kanë të qartë se ku janë bërë investimet dhe punësimet.
Por qëndrimet e kësaj partie se ku duhet të investohet e të ndërtohet dhe kujt duhet t’i ndihmohet pasqyrohet shumë mirë me këto të dhëna zyrtare të VMRODPMNE-së të botuara në dokumentin e cituar.
Qeveria e VMRO-DPMNE-së qysh në fillim u angazhua që për nevojat e qytetarëve të bëjë ndërtimin e banesave sociale dedikuar: çifteve të reja bashkëshortore, invalidëve, familjeve pa një prind, individëve pa familje dhe kategorive të tjera të qytetarëve në nevojë, pa status të zgjidhur banesor. Rezultati i këtij angazhimi nga viti 2007 deri më 2015 është si vijon: janë ndërtuar 2.175 banesa në këto komuna: Aerodrom 325, Strumicë 315, Manastir
297, Veles 144, Ohër 141, Prilep 132, Shtip 91, Kërçovë 56, Berovë 51, Qendër 50, Kriva Pallankë 46, Dellçevë 38, Kavadar 30, Koçan 29, Makedonska Kamenicë 29, Demir Hisar 25 dhe 18 në Resnjë.
Sipas të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 përbërja kombëtare e popullsisë në këto komuna është 617.963 ose 88.12 për qind maqedonas dhe vetëm 44.646 ose 9.54 për qind shqiptarë. Është interesante se vetëm në rajonin e Pollogut nuk është ndërtuar asgjë banesë”.