MPB: 357 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse gjatë 24 orëve të kaluara nuk e kanë respektuar 357 qytetarë, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme, nga ku apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga koronavirusi.