Komandant po më duhet një e dhënë: Sa “branitella”…

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha thotë se luftëtarët e lirisë kanë vuajtur shumë për vite me radhë dhe se politika shqiptare dhe maqedone i futi nëpër burgje.

Në anën tjetër, ai thotë “branitellat” gëzonin beneficione të shumta.

“Po më duhet një informacionm
Kush mund të më tregoj se sa branitella brenda 20 viteve pas luftës 2001 janë në burg,se për ish ushtarët dhe komandant të UÇK-së e dijmë.
Në tubimet për nder të UCK duhet të respektohen në rend të par,dëshmorët invalidet dhe veteranët, e jo politikanet.
I gjithë ky nder, në fakt nuk i bëhet UÇK-së, por gjeneratave të së ardhmes për tu parapërgatitur nga mësimi i UÇK-së për mbrojtje”, ka shkruar Hoxha. (INA)