Mariçiq: Negociatat me BE-në na dërgojnë në një administratë reformuese dhe sistem gjyqësor stabil

Sekretari i LSDM-së për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kandidat për deputet, Bojan Mariçiq, në deklaratën e tij për media, theksoi se LSDM është opsioni më serioz dhe i vetëm politik në Maqedoni që mund të sigurojë vazhdimin e negociatave me BE-në.

“Me hapjen e kapitujve, me kohezion dhe disiplinë për reforma, po hyjmë në vijën e fundit të ndryshimeve që na sjellin standarde evropiane dhe cilësi evropiane të jetës. Negociatat na sjellin një reformë të detyrueshme të administratës publike dhe përmirësimin e ekspertizës së nëpunësve civilë. Sistemi gjyqësor stabil dhe i besueshëm, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lufta kundër korrupsionit. Këtë do ta sigurojmë përmes negociatave, me ndihmën e BE-së.

Me hapjen e kapitujve hapen edhe fondet e reja të BE-së për përmirësimin e jetës sonë. Fondet për masat ekonomike, për bujqësinë, për infrastrukturën, për mjedisin, për kulturën, për arsimin, për rininë dhe shumë më tepër”, tha Mariçiq.

Siç tha ai, deri në fund të vitit 2025 pritet shoqëria në Maqedonia dhe qytetarët të shfrytëzojnë 500 milionë euro nga IPA2 dhe 200 deri 300 milionë euro nga IPA3, para të shpërndara nga Bashkimi Europian.