“BDI do të heq dorë nga slogani ‘hajdeknej’ për shkak të Artan Grubit!”

Pas dy ditëve eufori, aktivistët e BDI-së kanë filluar të tërhiqen nga sllogani qesharak “hajdeknej”.
Burime partiake kanë thënë se tërheqja vjen për shkak se reagimet e qytetarëve shqiptarë ndaj këtij slogani kanë qenë negative. Sipas të njëjtave burime, edhe më negative reagimet janë bë kur këtë slogan ka filluar ta reklamojë deputeti i tyre, Artan Grubi.
“Po vërehet qartë se Grubi nuk ka imazh të mirë në opinion”, kanë theksuar me keqardhje këto burime.
Sipas tyre, tani do të kërkohet slogan tjetër, kurse deputeti Grubi do të lutet që të mos e reklamojë atë.
Brenda javës ka gjasa që BDI të dalë me sqarim zyrtar nëse vazhdon me këtë slogan, ose do të dalë me slogan të ri.