Ferati nga Likova e Kumanovës: 50 vite në Amerikë, nuk ka harruar asnjë fjalë shqipe (Video)

Ferat Hamidi ka emigruar në Shtetet e bashkuara të Amerikës para 50 viteve. Ai ka qenë në moshë 18 vjeçare, kur babai i tij është detyruar të marrë fëmijët dhe të lëshojë fshatin Likovë afër Kumanovës, për t’i shpëtuar presionit dhe maltretimeve të ditëpërditshme nga policia jugosllave. Gjithçka ka ndodhur në vitin tashmë të largët 1971. Përmes Italisë, kanë migruar në Amerikë, respektivisht në shtetin Ohajo, ku jetojnë sot e kësaj dite. Edhe pse vitin e ardhshëm do të mbushen plot 50 vite që kur është larguar nga vendlindja, Ferati nuk ka harruar asnjë fjalë të gjuhës shqipe, të cilën e flet me theksin karakteristik për Kumanovë e Likovë. Ekipi i Lajm Tv e ka vizituar Feratin në periferi të Klivlendit, për të sjellur para publikut tonë skorien e tij jetësore.

Ferati nga Likova e Kumanovës: 50 vite në Amerikë, nuk ka harruar asnjë fjalë shqipe (Video)

Ferati nga Likova e Kumanovës: 50 vite në Amerikë, nuk ka harruar asnjë fjalë shqipe (Video)

Posted by Lajm TV on Monday, March 2, 2020

Ferati disa vite ka jetuar në qendër të Klivlendit, mirëpo dëshirë e tij ka qenë që edhe në Amerikë të jetojë jetën e njëjtë si në fshatin e Lindjes. Për këtë arsye ka shitur shtëpinë në qendër dhe është transferuar në periferi të këtij qyteti metropol, ku jeton në rançin e tij 10 hektarësh. Në këtë ranç ai ruan bagëti, kultivon pemë e perime, kurse ka hapur edhe një liqen të vogël, të cilin nga malli e ka pagëzuar Penda e Likovës, për hir të dy pendave që ekzistojnë në fshatin Likovë.

Aq sa i gëzohet çdo takimi me bashkëkombas e tij, por ndarjet i përjeton dhimshëm. Në ndarje nuk mungojnë përshëndetjet për të gjithë shqiptarët në vendlindje.

Në ndarje porosia e tij për gjithë mërgimtarët është “Fol shqip, se je shqiptar”. Ai nuk e fsheh dëshpërimin, e as nuk kursen kritikat, për bashkëkombasit tanë që fëmijëve të tyre më tepër ua mësojnë gjuhën e vendit ku kanë migruar, se sa gjuhën amtare shqipe./Gazeta LAJM