Z. Izet, etja e shqiptarëve për drejtësi bashkon Aleancën dhe Alternativën!

Shkruan: Tiron Jajaga

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti kërkoi nga z.Taravari që për hir të opinionit dhe dilemave rreth koalicionit në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të sqarojë opinionin mbi atë se çka në fakt i bashkon këto dy parti.
Me lejo ta them une nje grimce te asaj qe jo vetem opinioni por edhe foshnja ne djep e di.
Shkurt e shqip:
1. Etja e secilit prej nesh per drejtesi,
2. Vullneti per te ndaluar korrupsionin, mafise qe nen petkun politik krekoset me pasurine e fituar ne kuriz te popullit.
3. Kthimin e moralit politik.
4. Vleresim te dinjitetshem te siecilit ne baze te aftesive e jo servilizmit ndaj individeve (sherifeve partiak) apo subjekti politik.
5. Ndalimin e mitmarjes gjate punesimeve – ky fakt sigurisht ju rikujtoi nje informacion qe kam ndare me familjaret tuaj para ca viteve.
6. Izet, per kanalizim, per rruge, per ambient te gjelber, per kendet e lojrave qe femijet e anes tjeter te lumit e shijojne cdo dite, per katrahuren qe na rrethon nga momenti qe hapim e mbyllim syte.
7. E se fundmi Izet, per ti thene “MJAFT” kesaj dekadence qe ka kapluar shoqerine e per tju deshmuar femijeve e pasardhesve tane se ne u munduam dhe luftuam tju hapim nje dritare te vogel shprese ne terrin qe na late ju si trashigim.
Ka dhe shume te tjera por keto mu kujtuan ne cast