Bayern vihet pas Dumfries, Interi kërkon 35 milionë euro

Bayern Munich është vënë pas mbrojtësit anësor të Interit, Denzel Dumfriez.

Holandezi ka shkëlqyer këtë sezon me “zikaltrit”, e për rrjedhojë ka ngjallur interesimin e bavarezëve që po synojnë t’i përforcojnë krahët e mbrojtjes.

Interi mund ta mendojë shitjen e Dumfries nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 35 milionë euro.

Situata financiare po kalojnë 19-herë kampionët e Italisë mund të çojë edhe në largime të tjera, me Lautaro Martinez në krye të listës.

Dumfries u ble nga Interi në vitin 2021 nga PSV Einthoven për shumën e 13 milionë eurove.

Gjatë këtij sezoni me “nerazzurët” 26-vjeçari është paraqitur 30 herë, ku ka shënuar pesë gola dhe katër asistime.