“Rakia” vjen sonte në mesnatë nga Bardhi dhe Dj Gimi-O

Bardhi është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun.

Së fundi ai ka paralajmëruar një projekt muzikor të ri, shkruan lajmi.net.

Sërish ai vjen me një bashkëpunim me Dj Gimi-O.

Kënga titullohet “Rakia” dhe pritet të publikohet në mesnatë.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes, pasi ata bashkëpunuan edhe më herët me Elvana Gjatën, këngë kjo e titulluar “Ex”.

Bardhi gjithashtu është krijues i hiteve të shumta./Lajmi.net/