Batinca s’ka më nevojë për rrugë të gjata për dokumente

Në Batincë të Studeniçanit është hapur Njësia Amë e Drejtorisë së Librave Amë, njoftoi drejtori Faton Fazliu.

Banorët e kësaj zone tashmë mund të marrin më afër vendbanimit certifikata të lindjes, martesës e vdekjes, si dhe shërbime të tjera administrative.

“Një tjetër premtim i realizuar, një tjetër shërbim më afër banorëve”, deklaroi Fazliu.