Bastisje në Manastir, arrestohet dileri i heroinës

Ministria për punë të brendshme njofton se sot (11.08.2022) nga ana e nëpunësve policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Manastir është kryer bastisje në shtëpinë e L.S. (37) nga Manastiri, gjatë së cilës janë gjetur heroinë dhe marihuanë. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.