Rajon-Botë Kamerat regjistrojnë momentin e shpërthimit të një shtëpie – tre të vdekur...

Kamerat regjistrojnë momentin e shpërthimit të një shtëpie – tre të vdekur në Indiana

Tre persona mbetën të vdekur kur një shtëpi shpërtheu në qytetin jugor të Indianës, Evansville.

Dave Anson, zëvendës shefi i mjekësisë ligjore për kontenë Vanderburgh, i tha Associated Press se identitetet e njerëzve që vdiqën nuk do të publikohen derisa të njoftohen të afërmit.

Zëdhënësja e Departamentit të Policisë Evansville Sgt. Anna Grey tha se edhe një person tjetër u dërgua në një spital lokal për trajtim.

Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Evansville, Mike Connelly tha se gjithsej 39 shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi.

Të paktën 11 nga 39 shtëpitë e dëmtuara janë “të pabanueshme”, tha Connelly.

Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar, por Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Lëndëve Plasëse ka nisur hetimet.