Tuchel: I kemi duart e lidhura në merkato

Thomas Tuchel ka dhënë disa lajme të këqija për tifozët e Chelsea, të cilët mund të kenë pritur lëvizje të mëdha në merkaton e verës.

Derisa merkatoja e verës po afrohet, skuadrat kanë filluar të bëjnë planet e tyre për lëvizjet e mëdha që do të përmirësonin strukturat.

Por, një gjë e tillë mund të mos ndodhë te Chelsea. Trajneri Thomas Tuchel ka thënë se skuadra do t’i ketë duart e lidhura në merkato, si pasojë e sanksioneve që lidhen me Roman Abramovich.

“Nuk e dimë kurrë sigurisht, por ne do t’i kontaktonim disa objektiva tanë, do të pyesnim për situatën e tyre. Sigurisht. Por, tani duart tona janë të lidhura”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Ne mund të bisedojmë akoma, por nuk mund të veprojmë. Situata nuk është ideale. Kjo është situata. Do të jetë shumë sfiduese”, shtoi mes tjerash trajneri gjerman.

Thomas Tuchel dhe skuadra e tij janë në garë këtë edicion për të fituar Kupën FA, ku në finale takohen me Liverpool.