Barcelona planifikon ta transferojë në janar Vtor Roque

Skuadra e Barcelonës është duke planifikuar që të vijojë me transferime edhe gjatë merkatos së janarit.
Sipas asaj që bën të ditur gazetari spanjoll, Jorge Nicola, katalunasit interesohen për Vitor Roque.

Braziliani luan si sulmues qendre, por mund të ambientohet mirë edhe në të dy krahët.

Klubi aktual i tij është Athletico Paramense në Brazil të cilët mund të tundohen për shitjen e tij, në rast se vjen ndonjë ofertë e mirë për ta.

Vlera e Roque në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, është diku rreth 6 milionë euro.