Gianni Infantino vjen sot në Kosovë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do ta vizitojë sot Kosovën.
Ardhja e kreut të shtëpisë më të madhe të futbollit u paralajmërua dje, teksa i njëjti gjatë së enjtes ishte në Shqipëri.

Lajmin për ardhjen e tij e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit e Kosovës, ku, ndër të tjera, ka thënë se Infantino, pos përfaqësuesve të FFK-së, do t’i takojë edhe krerët e shtetit.

Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë.