Rikthehen ligat evropiane – sot luan Bayerni

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve kombëtare, kampionatet evropiane në futboll kthehen sonte.
Mbrëmja e së premtes ka rezervuar ndeshje interesante për futbolldashësit, transmeton lajmi.net.

Ndeshja hapëse e xhiros së re në Bundesliga do të jetë ajo në mes të Bayern Munich dhe Bayer Leverkuzen, më fillim nga ora 20:30.

Vetëm 30 minuta më pas, Marseille do të luajë si mysafir i Angers në Ligue 1, ndërsa, po në të njëjtën kohë, Athletic Bilbao e pret Almerian në La liga.