Barcelona intensifikon interesimin për Raphinha

Barcelona me shumë gjasë do ta transferojë Raphinhan.

Anësori brazilian, i cili luan me skuadrën e Leeds United, Raphinha është në radarin e skuadrës së Barcelonës.

‘Telegraph’ raporton se Barca kanë shtuar tashmë edhe më shumë interesimin për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Katalanët janë duke përgatitur dy oferta për të nisur drejt Leeds. Një në rastin se Leeds i mbijeton rënies nga Premier League, një tjetër nëse Leeds bie.

‘Blaugrana’ kanë kontaktuar disa herë me përfaqësuesit e lojtarit dhe tashmë kanë raporte të mira me ta.

Mbetet të shihet se sa do të kërkojnë Leeds dhe sa mund të ofrojë Barca për kartonin e brazilianit.