Seedorf: City, sikur edhe PSG, kanë mungesë mentaliteti

Clarence Seedorf ka dhënë disa komente që nuk do të pëlqehen nga tifozët e Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Ikona holandeze ka folur pas eliminimit të ‘Citizens’ dhe ka gjetur edhe një fajtor për ngjarjet e mbrëmshme.

Ish-mesfushori ka thënë se është çështje e mungesës së mentalitetit.

“City, sikur edhe PSG, ka mungesë mentaliteti”, ka thënë Seedorf, transmeton lajmi.net.

“Ky mentalitet nuk mund të krijohet në një vit, dy vite apo dhjetë vite. Është diçka që vlen më shumë sesa gjithçka. Kur arrin te Reali, një klub që ka fituar 13 CL, ti e di se gjithçka është me e madhe sesa ti”, shtoi tutje ai.

Manchester City gëzonte një epërsi prej dy golave deri në minutën e 90’, por Real Madrid arriti të përmbyste gjithçka.