Davis dhe LeBron do të takohen për të diskutuar të ardhmen e Lakers – kanë një të preferuar për trajner

Anthony Davis dhe LeBron James do të takohen së shpejti për të diskutuar për të ardhmen e Los Angeles Lakers.

Dyshja e Lakers thuhet se do të flasin derisa faza e ‘Play Off’ në NBA të jetë duke u zhvilluar.

Sipas raportimeve nga ShBA, AD dhe LeBron preferojnë Nick Nurse të Toronto Raptors si trajner të skuadrës, përcjell lajmi.net.

Sa i përket çështjes së Russell Westbrook, asnjëri nuk e dinë nëse ai do të qëndrojë ose do të largohet. Dëshira e tyre është që Lakers të sigurojnë copëzat më të mira rreth tyre për sezonin tjetër.

Qendra amerikane, Davis beson se pavarësisht përbërjes së skuadrës, ai dhe LeBron mund të shtyjnë edhe për një tjetër titull kampioni.

Përveç Nick Nurse, një nga opsionet që është përmendur për stolin e Lakers është edhe Doc Rivers.