“Bandat e Lushnjes” – Lufta e përgjakshme mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, mbi 50 viktima

Top Story në këtë dokumentar shpalos sagën e ngjarjeve kriminale dhe përplasjen e ashpër mes bandave të Lushnjes. Ngjarje të cilat e kanë zanafillën që në vitet ’90 e deri në ditët e sotme. Vrasja e të vëllait në mënyrë barbare, e shndërroi Aldo Baren në një personazh të pamëshirshëm!

Top Story sjell ekskluzivisht imazhet e anëtarëve të bandës së Aldo Bare-s, tradhtitë mes bandave, shpëtimet, vrasjet e njëpasnjëshme dhe luftën e egër mes tyre.

Si funksiononte organizata më e sofistikuar, që nga vendosja e gjobave, prostitucioni e deri tek paracaktimi i tenderave shtetëror.

Ndërkohë vrasjet e bujshme po kryehen sot nga padrino të rinj, që kanë marrë Lushnjen nën kontroll. Pjesë e dokumentarit janë intervistat ekskluzive nga personazhe të përfshirë në ngjarje, mes të cilëve Spartak Poçin, ish Ministrin e Brendshëm.