Joao Felix nuk do të largohet nga Atletico Madrid

Portugezi, Joao Felix do të qëndrojë edhe më tej në Atletico Madrid.

Felix ka kontratë me ‘Rojiblancos’ deri në vitin 2026, por së fundmi u përfol për një largim të hershëm të tij.

Shumë media raportuan se portugezi nuk është i lumtur në ‘Wanda Metropolitano’, andaj ndryshimi i ambientit po shihej si një mundësi e mirë.

Por, është ‘AS’ që njofton se Felix nuk e ka ndërmend largimin nga klubi kryeqytetas.

Interesim për të kanë shfaqur disa klube, në mesin e tyre edhe Paris Saint Germain dhe Manchester City, por lojtari është i lumtur nën drejtimin e Diego Simeones.