Azeski: Nëse nuk bëhet asgjë për energjinë elektrike, humbjet e kompanive do të jenë të mëdha

Rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike përmes rikapitalizimit të SHA “ESM”, investimi në fotovoltaikë dhe subvencionimi i një pjese të shpenzimeve të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë, si dhe për industrinë, propozon Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, për të zbutur krizën energjetike dhe për të qenë gati për të pritur sezonin e ri të ngrohjes.

Oda propozon edhe kursimin e energjisë elektrike dhe racionalizimin e saj, për çka shteti duhet urgjentisht të nxjerrë urdhër se si do ta zbatojë.

“Për çdo ditë humbjet e kompanive do të jenë më të mëdha, nëse ndërkohë nuk bëhet asgjë. Prandaj, Oda Ekonomike thotë se më në fund duhen bërë përpjekje shtesë për të ofruar zgjidhjen më të madhe dhe më të pranueshme ekonomikisht për prodhimin vendor të energjisë elektrike, paralelisht me aktivitete serioze në fushën e rritjes së efikasitetit energjetik, si në aspektin e prodhimit ashtu edhe të konsumit të saj dhe konsumit të saj, përdorimin racional të saj”, thotë kryetari i OEMV-së Branko Azeski.

Ai paralajmëron se Drejtoria e Komisionit Evropian për Fqinjësi të Mirë ka në shënjestër vendet e partneritetit lindor, gjegjësisht Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë dhe se nëse kjo arrihet, atëherë zhgënjimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë i madh.