Në Prilep lëndohen 20 puntorë pas aksidentit të dy autobusëve

Rreth 20 pasagjerë janë lënduar nga përplasja e dy autobusëve që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendbanimin e Prilepit Toçila. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për kontroll mjekësor në Spitalin në Prilep.

Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Themelore Publike e Prilepit, e cila ka bërë kontrollin e policisë, përplasja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Njëri autobus ishte pa pasagjerë, ndërsa tjetri, i cili goditi një shtyllë, ishte i mbushur me punëtorë që duhej të fillonin turnin e parë në fabrikën e tekstilit në Prilep.