Ledri uron Fitër Bajramin duke paralajmëruar këngën e re si “bakllava”

Dje ishte dita e parë e Festës së Fitër Bajramit.

Fytyrat publike përmes postimeve në rrjetet sociale e uruan këtë festë, shkruan lajmi.net.

Urimet ishin nga më të ndryshme, si edhe imazhet që u publikuan nga ata.

Ndërsa, rep-artisti Ledri Vula përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram e uroj këtë festë.

Gjithashtu ai premtoi bakllavanë për ditën e premte, e kjo lidhet me publikimin e këngës së tij më të re.

 

“Me Fat Bajrami – bakllava t’premten 🤯 #TDU”, ishte mbishkrimi i këngëtarit.

Ndryshe kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me Kidën.