Avdiu: BDI kishte 6 ministra të Drejtësisë, shqiptarët dënoheshin pa faj (Video)

Duke komentuar rënien e besimit të qytetarëve në vetëm 4 për qind tek gjyqësori, zëdhënësi i Levizjes Besa, Faruk Avdiu, ka përmendur drejtësinë selektive që aplikohet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas Avdiut, padrejtësi të shumta ndaj shqiptarë janë bërë edhe në kohën kur me ministrinë e Drejtësisë kanë udhëhequr kuadro të BDI-së.

“6 ministra nga rradhët e BDI-së kanë qenë ministra të drejtësisë në ekzekutiv. Nuk kemi gjyqësor të pastruar, vetingu paralajmërohet vetëm për PR politik dhe jo për funksionim dhe realizim të saj. Kemi situata me të cilën shqiptarët janë fajtor kujdestar në RMV. Kemi disa raste ku shqiptarët vuajnë dënime me standarde të dyfishta, siç është rasti i “Shfercerave” ku tejkalohet intensiteti i dhënies së dënimit sipas kodit penal, rikualifikohen lëndët, shpiket diçka e re vetëm që të ju jepet një dënim më shumë se i merituar i kryerësit të veprës penale. Kemi rastin “Alfa”, ku shifet qartë se kryerësit e veprës penale me të dyshuarit dhe fajtorët të cilët e vuajnë dënimin nuk përputhen nga përmasat e matjes së trupave. Kemi raste të tjera si rasti “Monstra”, raste tjera të shumta në të cilën shqiptarët vuajnë dënime pa faj dhe janë nëpër burgje, ndërsa fajtorët janë jashta burgjeve. Këto janë indikatorë dhe momente tjera politike, si zgjedhja e Kryeprokurorit në RMV, ku dihet qartë sepse ishte edhe reagimi nga Ambasada e Amerikës se janë shkelur hapat në zgjedhjen e Kryeprokurorit. Këto janë indidator kryesor se pse bie besueshmëria në pushtetin gjyqësor në RMV. Unë nuk edi kush janë ato 4% që ende besojnë pushtetin gjyqësor në RMV”, tha Faruk Avdiu nga Lëvizja Besa.