Barcelona propozoi shkëmbimin Dembele – Neymar, PSG as nuk e konsideroi si ofertë

Francezi nuk do rinovojë me katalunasit dhe Barcelona është duke provuar ta shesë para se të mbyllet ky afat kalimtar i janarit, në mënyrë që të mos e lejojë të largohet falas.

 

Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, Barcelona kërkoi Neymarin në shkëmbim për shërbimet e Dembeles, që do jetë agjent i lirë pas vetëm gjashtë muajve.

PSG normalisht as nuk e konsideroi si ofertë propozimin e tillë, andaj Barcelona provoi shkëmbimin me Mauro Icardin.

Sidoqoftë, përgjigja e “Parisienëve” ishte prapë negative, ngase e duan Dembele, por në verë, kur të jetë agjent i lirë.

 

Raportohet se PSG ka marrëveshje verbale me Dembele dhe do realizohet verën tjetër, ku do jetë pasuesi i Kylian Mbappe, për të cilin raportohet se ka kompletuar kalimin te Real Madrid.