Atletico Madrid shfaq interesim për futbollistin e Arsenalit

Klubi spanjoll ka filluar të mendojë për përforcimet.

Diego Simeone duket se nuk është plotësisht i kënaqur me futbollistët që ka në dispozicion andaj ka kërkuar përforcime për vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po mendon për transferimin e futbollistit të Arsenalit, Bukayo Saka.

Saka po shihet si opsion ideal për mesfushën e klubit spanjoll, sidomos nëse Saul Niguez shitet përfundimisht te Chelsea në fund të sezonit.Megjithatë, ‘Topçinjtë’ nuk do të heqin dorë edhe aq lehtë nga Saka pasi konsiderohet si i ‘pashitshëm’ për ta.Anglezi ka kontratë me ‘Gunners’ deri në vitin 2024, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë rreth 75 milionë euro.