Fati do të rikthehet në fushë ndaj Levantes pas 10 muajsh mungesë

Talenti i Barcelonës më në fund është rikuperuar nga lëndimi.

Ansu Fati është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për rreth 10 muaj me radhë, shkruan lajmi.net.

Futbollisti ishte duke shkëlqyer në fillimin e edicionit të kaluar, por më pas u lëndua në fund të vitit 2020 dhe humbi tërë sezonin.

Megjithatë, pas një kohe të gjatë sulmuesi tashmë duket plotësisht i rikuperuar dhe i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës.

Barcelona nesër përballet me Levanten nga ora 16:15, sfidë ku pritet të luajë disa minuta edhe Fati.

‘Blaugranët’ mbajnë shpresa të mëdha tek 18-vjeçari, që konsiderohet si futbollistë me të ardhme të ndritur.