Chiellini: Mund të luajë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm

Mbrojtësi italian përkundër moshës duket akoma në formë të mirë.

Giorgio Chiellini është 37 vjeçar tani, por ende po tregon formë solide te Juventusi, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi në një intervistë për ‘Tuttomercatoweb’ ka zbuluar se mund të luajë në Kupën e Botës që nis në nëntor të vitit të ardhshëm.

“Numrat thonë se jam shumë mirë për momentin”.

“Nëse bëj mirë dhe jam me fat që kam vazhdimësi gjatë vitit të ardhshëm, mund të jem atje, por ne duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo shumë për të ardhmen”.

Italiani së fundmi ka nënshkruarë kontratën e re me ‘Bianconerët’ të vlefshme deri në vitin 2023.