Aston Villa dëshiron ta mbajë në skuadër, Chelsea i vendos çmim jo të lirë Barkley

Anglezi u huazua gjatë verës dhe në fillim impresionojë të gjithë, pastaj pësoi lëndim në muajin nëntor, përcjellë lajmi.net.

Thuhet se Aston Villa ka kërkuar ta mbajë përgjithmonë lojtarin, andaj “Blutë” i kanë vendosur një çmim jo të lirë.

Barkley ka kontratë edhe dy vite e gjysmë me gjigantin londinez me pagë 100 mijë euro në javë dhe thuhet se kartoni i vlen 25 milionë euro.

Kjo vlerë për Aston Villan shihet e lartë, meqenëse klubi nuk ka para shkaku i mungesës së tifozëve nëpër stadiume.

Barkley këtë edicion ka realizuar dy gola dhe dhuruar një asistim në 10 ndeshje.