E zbulon Szczesny: Ronaldo bleu iMacs për gjithë skuadrën e Juventusit pas kartonit të kuq ndaj Valencias

Në debutimin me “Bianconerët” në Ligën e Kampionëve, portugezi përfundoi duke qarë, pasi u ndëshkua me të kuq ngase e kapi për flokë kundërshtarin Jeison Murillo, transmeton lajmi.net.

Juventusi fitoi 2 – 0, por trajneri i asaj kohe Massimiliano Allegri kishte rregulla disiplinore të ashpra që askush nuk i anashkalonte.

Këtë e ka konfirmuar portieri Wojciech Szczesny që tha se Ronaldo bleu për të gjithë skuadrën iMac.

“Po, të gjithë ne kemi iMac. I mori një kohë të gjatë sepse nuk i pëlqeu kartoni i kuq dhe insistoi shumë se nuk kishte bërë asgjë gabim”.

“Mori kohë për të, rreth dy muaj, por të gjithë pranuam iMac”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, tani Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në Seria A, derisa është një gol larg rekordit të Josep Biacon dhe të bëhet golashënuesi numër një në histori.