Aston Villa bën ofertën e parë për Coutinho

Skuadra e Aston Villas dëshiron ta mbajë Philippe Coutinhon në klub.

I huazuari nga Barcelona ka shkëlqyer me fanellën e Aston Villa dhe këta të fundit kanë bërë disa lëvizje në tentim për ta mbajtur atë në formë permanente.

Skuadra angleze ka bërë një ofertë goxha të ulët në tentimin për blerjen e tij, përcjell lajmi.net.

‘DailyMail’ bën të ditur se Aston Villa ofroi 12 milionë funte për kartonin e lojtarit.

Kjo ofertë shihet si ofertë për të nisur negociatat. Barcelona në anën tjetër në huazimin e Coutinho ka vendosur një klauzolë për mundësinë e blerjes për 33 milionë funte.

Tek Aston Villa kanë besimin se mund ta transferojnë lojtarin për shumën e 12 milionë funteve.