MD: Mane dëshiron Barcelonën

Barcelona mund të jetë skuadra që konkurron për shërbimet e Sadio Mane.

Ylli senegalez i skuadrës së Liverpool, Sadio Mane duket se dëshiron të luajë me fanellën e Barcelonës.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Mane dëshiron kalimin te Barcelona dhe kontrata e tij me Liverpool skadon në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Përveç brendit të klubit, lojtari beson po ashtu se do të ishte më e lehtë për të që ta fitonte ‘Topin e Artë’ si lojtar i La Liga.

Mane lidhet me një largim të mundshëm nga Liverpool në fund të sezonit, me Bayern Munich si skuadër pretendente për të.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të ketë forcën e duhur ekonomike për të bërë hapa drejt Mane.