Asnje paralele mes Kosoves dhe Afganistanit nuk ekziston

Shkruan: Enver Robelli

Kosova ka qene viktime e nje regjimi me ambicie gjenocidale. Ate ambicie e ka frenuar bota perendimore. E, boten perendimore e kane perqafuar te gjithe pjesetaret e elites politike te Kosoves, krahu i levizjes paqesore po aq sa krahu i levizjes çlirimtare me arme.

Ne mund te jemi kritike ndaj ndonje banditi nga radhet tona qe ka keqperdorur lirine, por edhe banditet tane enderrojne te kalojne ndonje fundjave ne Perendim, jo ne Kabul. Shqiptaret e gjalle jane shqiptaret me te lumtur ndonjehere ne histori. Shkojne njerezit nga Prishtina ne Tirane per nje dreke. Vijne njerezit nga Tirana per nje birre ne Brezovice. Shkojne njerezit ne Shkup per pike qejfi.

Vijne shqiptaret e Maqedonise ne Kosove po ashtu per pike qejfi. Edhe ata te Lugines se Presheves. Shqiptaret jane komb me shume probleme (varferi, ekonomi qe ende nuk ka arritur nivelin e duhur te lulezimit, institucione ende jo aq stabile), por cili komb eshte me dinamiku ne Ballkan? Shqiptaret! Kush kalon me veture neper Serbi, me se largu nga Nishi ne Merdar e kupton problemin e Serbise: nje shtet me pleq e plaka qe po zbrazet. Dhe kur futesh ne Kosove, perpara e ke nje zgjua bletesh: njerez, njerez, njerez! Shumica te rinj, energjike, me ide, kreative, dashamires, te perzemert. Nuk jemi me ne vitin 1996, 97, 98 apo 99. Me 1999 rreth 1 milion shqiptare u debuan nga regjimi serb, tash, vetem ne korrik, 340 mije pasagjere nga Perendimi kane aterruar ne Prishtine. Edhe gjate gushtit me gjase nja 300 mije do te aterrojne ne Sllatine.

Secili me i pasur se tjetri. Secili me i suksesshem se tjetri. Serbia veç enderr e sheh pushtimin e Kosoves. Mund te tallemi me kete enderr. Dhe te shijojme jeten ne Himare, Dhermi, qe besa edhe ne Korçe e Pogradec, ne Struge, Theth e Vuthaj. Shekulli i shqiptareve sapo ka filluar. Vetem duhet te mesojne nga gabimet e te tjereve.