VMRO: Me Carovskën s’ka libra, as dëftesa, as mësim

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, për paaftësi për menaxhimin e arsimit në vend.

Nga kjo parti thonë Carovska akoma mendon për “skenarët” për ndjekjen e mësimit nga nxënësit në vitin e ri shkollor.

“Dhjetëra ditë para fillimit të vitit shkollor, as prindërve, as mësuesve, as nxënësve nuk iu tregua një libër i vetëm mësimor për klasën e parë dhe të katërt sipas Konceptit të ri për reformat në arsimin fillor. Gjithashtu nuk janë tekstet për klasët tjera, por edhe për shkollat ​​e mesme profesionale”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.