AShMAA dënoi kërcënimet ndaj ekipit të TV Klan-it në fshatrat e Kumanovës

Agjencia për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele (AShMAA) i dënon kërcënimet e bëra dje kundër ekipit gazetar të TV Klan në rajonin e Kumanovës dhe kujton se ngjarje të tilla paraqesin rrezikim për lirinë e informacionit.

Agjencia, qëndron në kumtesë, në disa raste deri më tani ka reaguar se siguria e punonjësve të mediave në asnjë moment nuk duhet të rrezikohet. Për këtë shkak, nënvizojnë nga AShMAA duhet të bëhen përpjekje maksimale për të krijuar kushte që mediat ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kërcënime dhe presione.

“Duke e marrë parasysh që vetëm mediat e lira çojnë në avancimin e proceseve demokratike, u bëjmë thirrje të lihen të qetë gazetarët që profesionin e tyre të përgjegjshëm shoqëror ta kryejnë pa pengesë dhe me dinjitet, theksohet në kumtesën e Agjencisë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele (AShMAA).