Në Kërçovë filluan me punë një pjesë e madhe e objekteve të hotelerisë

Kur edhe zyrtarisht erdhi informacioni për hapjen e objekteve të hotelerisë të cilat i plotësojnë kushtet sipas rekomandimeve të Qeverisë, gjegjësisht protokollin e punës, shumica e pronarëve të lokaleve tashmë i kanë përgatitur objektet e tyre dhe të gatshëm e pritën momentin për vazhdimin me punë.

U krye dezinfektimi i plotë i hapësirës, ​​inventarit dhe paketimit me të cilin disponojnë, disa nga hotelierët edhe i rinovuan ambientet e tyre të hotelerisë dhe mirëpritën mysafirët e parë. Qytetarët, si dhe hotelierët, gjithashtu pa durim e prisnin fillimin e punës në objektet e hotelerisë në Kërçovë.

“Me këtë protokoll gjegjësisht me këto kushte, ne jemi duke punuar praktikisht me një të tretën e kapacitetit që kemi, me këtë vëllim të punës nuk mund t’i paguajmë shpenzimet dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë për kohë më të mira, thotë pronari i një objekti hotelierik i vendosur në bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë.